Labels

Wednesday, May 30, 2012

Arti i joshjes ne tre levizje

Kush është ai mashkull që nuk ka dëshirë të mësojë si të joshi një femër.

ush është ai mashkull që nuk ka dëshirë të mësojë si të joshi një femër. Tashmë vijnë disa këshilla nga Stefan Strecker, i cili në Gjermani është cilësuar si specialist guru i joshjes së femrave. Eksperti premton se vetëm në një fundjavë, të gjithë mund të mësojnë artin e joshjes, me përjashtim të meshkujve shovinistë. Kush nuk ndjen ndjeshmërinë e një femre nuk mund ta joshë kurrë atë, edhe nëse merr pjesë në seminaret e mia.

Strecker thotë se per te joshur nje femer duhet vepruar me zemër dhe me tru, por ne momentin e duhur, patjetër qe duhet treguar kurajo.

Mësimi i parë ka të bëjë me kontaktin e parë për t'u vendosur me objektin, për t'u pushtuar. Strecker shpjegon se kjo duhet te merret parasysh ne momentin e shtrëngimit të duarve, duke e parë në sy një femër, sepse “trupi flet”. Ai shton se edhe nëse ju nuk dëshironi të mbeteni vetëm miq me një femër, duhet të kini guxim për t'u përballur edhe për të folur në mënyrë romantike dhe sensuale, që femrave me të vërtetë ju pëlqen shumë. Stresker thekson se duhet të tregoni një kujdes të veçantë ndaj një femre, ta çoni në një restorant të mirë, romantik dhe të bisedoni e komunikoni sa më shumë me të. (NOA)

No comments:

Post a Comment