Nëse seksi nuk është i kënaqshëm, atëherë ai është një element i rëndësishëm që një cift të ndahet! Është ky vendimi më i fundit i Gjykatës s Lartë në Itali.
Gjykata italiane argumenton se mungesa e kuptimit seksual mes partnerëve është “një shkak i drejtë” për të braktisur partnerin dhe për të prishur bashkëjetesën.
Si pasojë e një vendimi të tillë, kush e braktis partnerin, për shkak se nuk po përjeton një raport të qetë dhe të dobishëm jo vetëm sentimental, por edhe trupor nuk rrezikon të gjobitet dhe të fajësohet për kërkesën për ndarje.
Në këtë vijë, një Gjykatë në Itali refuzoi ankesën nga një person që kërkonte anulimin e vendimit të divorcit të tij, i cili e detyronte ti paguante ish- gruas shumën prej 2.500 euro në muaj për mirëmbajtjen e fëmijëve, raporton balkanweb.
Gjykata gjatë seancës deklaroi që gruaja kishte të drejtë të ndërpriste bashkëjetesën me burrin e saj, pasi sipas gjykatës ajo kishte të drejtë me ligj që të kishte një jetë seksuale të kënaqshme dhe të qetë, kërkesë që nëna e re parashtroi në deklaratën e saj për divorc.

No comments:
Post a Comment