Një sipërmarrës holandez u ka ofruar çifteve një fundjavë ndryshe. Duke qëndruar në hotelin e tij, ata do mund të finalizojnë divorcin.
“Divorce Hotel” i ndihmon çiftet që pas dy ditëve qëndrim aty, të dalin si njerëz të ndarë.
Hoteli i ofron të gjitha mundësitë për të diskutuar opsionet e divorcit, avokatë, psikologë, ndërmjetës etj.
Aty mund të hartohet dokumentacioni dhe gjithçka që përgatitet për javë e muaj të tërë, bëhet gati për dy ditë.Pasi largohen nga hoteli me pesë yje, të ndarët mjafton që të dërgojnë marrëveshjen e tyre para gjykatës dhe gjërat marrin fund.

No comments:
Post a Comment