Labels

Sunday, May 27, 2012

Këshilla për thonj të shëndetshëm

Kliko mbi Reklamat.



Brishtësia e thonjve është një fenomen që prek rreth 1/3-ën e grave dhe veçanërisht amvisat. Problemi ndodh shpesh për shkak të kontaktit të vazhdueshëm më produkte të tilla si detergjentë që përmbajnë aceton dhe përbërës të ashpër për pastrimin e shtëpisë, që kombinohet me qëndrimin afatgjatë të duarve në ujë.




Disa hapa të rëndësishëm që nuk duhet harruar për të pasur thonj të shëndetshëm:
1. Gjatë kryerjes së punëve të shtëpisë është gjithmonë e këshillueshme që të vishen dorashka gome për të larë enët, rrobat dhe kur jeni në kontakt me ujin dhe detergjentët.
2. Për të pasur thonj të shëndetshëm në dietën ushqimore duhet të jenë të pranishme gjithmonë vezët, qumështi, djathi, mishi i kuq dhe perimet me gjethe jeshile, ushqime që përmbajnë minerale dhe kalcium.
3. Së fundi është shumë e dobishme për të aplikuar çdo ditë në duar dhe thonj kremra dhe vajra të veçantë, t’i përhapni para se të shkoni për të fjetur dhe të mbani një palë dorashka pambuku gjatë gjithë natës.

No comments:

Post a Comment