Në jetën sentimentale, por mbi të gjitha në çift duhet të ketë dialog e mirëkuptim. Kohët e fundit është zbuluar se në marrëdhëniet seksuale, momentin kur do të bëhet seks e vendos femra.
Kjo jo për shkak të dominimit të saj në çift, por për arsye thjesht biologjike. Këtë gjë e ka vërtetuar një studim me 1600 çifte, i bërë nga Federata Italiane e Seksologjisë dhe prezantuar në kongresin që u mbajt në Taormina.
“Qëllimi ynë – shpjegon Salvatore Caruso, president i federatës – ishte për të studiuar kohën e aktivitetit seksual. Studimi arriti të tregonte se roli kryesor për të vendosur se kur do kryesh marrëdhënie e vendos femra, në bazë të kohës së vet biologjike. Eksperti ka vërejtur se seksi në fundjavë është një vendim i përbashkët, seksi gjatë muajit përkon me kohën biologjike të gruas, sepse ajo ka për qëllim ruajtjen e specieve, edhe pse kjo është një përzgjedhje pa ndjenja nga femra lidhur me veten” .

No comments:
Post a Comment