Një skandal është regjistruar në Indi ku një modele është zhveshur dhe ka publikuar në Twitter një fotografi të sajën nudo.
Kjo ngjarje mund të quhet normale në shumë vende, por jo në Indi pas fotografitë nudo vijojnë të jenë tabu dhe fotoja e saj ka ngjallur një debat të gjerë.
Siç informon noa.al, në pak orë faqja e Poonam Pandey, u listua ndër adresat më të vizituara në të gjithë botën.
22 vjeçarja u kishte premtuar fansave të saj se do pozonte nudo nëse Kolkata Knight Riders (Kkr) do të fitonte në finalen e së dielës kundër skuadrës Chenai.
“Ja fotografia e premtuar”, shkruante në Twitter modelja, ndërsa shtonte se minorenët nuk duhet ta shikojnë fotografinë.
Mësohet se Pandey kishte denoncuar se ishte kërcënuar nga disa ekstremistë dhe se ishte detyruar të fshihej për shkak të kërcënimeve me vdekje nga fanatikët.
No comments:
Post a Comment