Labels

Monday, June 4, 2012

Bëni seks, që të mos ndaheni…

Çiftet që nuk kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë, do të përfundojnë ose si dy miq të mirë, ose thjesht si dy veta që bashkëjetojnë nën të njëjtën çati. Si rezultat, marrëdhënia e tyre shpjet përfundon në ndarje. Ndaj, specialistët këshillojnë që të kryhet sa më shumë seks.
Edhe pse nuk ekziston ndonjë recetë magjike, që të përcaktojë “këstet” e kontakteve seksuale, çiftet e martuar apo që kanë lidhje të gjata, nuk duhet që të anashkalojnë “detyrimin” e tyre javor ndaj partnerit/es, shpjegon specialisti amerikan i shëndetit seksual, Ian Cerner, i cili ka shkruar edhe librin “Good in Bed”.

Jeta seksuale e çdo çifti, varet sigurisht nga shumë faktorë, siç mund të jetë mënyra e jetesës, shëndeti në përgjithësi i dy partnerëve dhe natyrisht, cilësia e marrëdhënieve. Ndaj, nuk mund të mos harrojmë që çfarë mund të konsiderohet si “shumë seks” për një person, mund të quhet “shumë pak” për një person tjetër. Kështu që çdo çift duhet të gjejë “terrenin” e përbashkët, sqaron dr. Kerner, duke këshilluar pacientët e tij që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë.
Sipas tij, mungesa e seksit po kthehet në epidemi tek çiftet në SHBA, pasi përllogaritet se rreth 40 milion amerikanë ndodhen në martesa, ku kontaktet seksuale janë zero.
Mbingarkesa në punë, lodhja, stresi që shkakton kriza ekonomike, ndikimet nga barnat farmaceutike, por edhe videot rozë në internet, janë kryesisht faktorët përgjegjës për rritjen e përqindjes së çifteve që nuk kryejnë seks.
Gjithashtu, obesiteti dhe faktorë të tjerë të mënyrës bashkëkohore të jetesës zvogëlojnë dëshirën dhe si rezultat, seksi nuk është më në top listën e përparësive të amerikanëve. Sipas dr. Kerner, nëse një çift pakëson kontaktet seksuale, atëherë marrëdhënia e tij dobësohet: bëhet pre e zemërimit, distancimit, tradhtisë dhe në fund, ndarjes. Këto janë pasojat e pakëndshme të mungesës së seksit.
Por veç kësaj, marrëdhëniet e shëndetshme seksuale i gjallërojnë njerëzit, zvogëlojnë nivelet e seksit dhe përforcojnë sistemin imunitar. Dhe jo vetëm kaq, sipas një studimi të fundit, të antropologes Helen Fisher, njerëzit që kryejnë më shpesh seks, janë më të kënaqur në jetën e tyre personale, pasi seksi ndikon në rritjen e besimit të vetvete.

No comments:

Post a Comment