Labels

Thursday, June 7, 2012

Horoskopi ditor, 7 qershor 2012




Dashi

Fale mbeshtetjes qe do iu jape Venusi sot ka shume mundesi te kaloni nje dite harmonike ne cift. Mundohuni te largoni merzitjen dhe ta shihni te ardhmen me pozitivizem. Beqaret do kene te gjitha arsyet e botes per te dashuruar. Ka mundesi qe te ndodhe edhe ndonje dashuri me shikim te pare. Financat do fillojne te rriten. Do jete nje dite e shkelqyer edhe per te bere investime serioze.
Demi

Yjet do ua bejne paksa te veshtire diten sot. Pasioni do iu beje me posesive sesa ju deshironit dhe kjo do sjelle probleme me partnerin. Ka shume gjasa qe beqareve t’iu duket vetja sikur jane ne enderr. Do takoni nje person mjaft te vecante por kur te zgjoheni do merrni vesh se ai ka dike tjeter ne krah. Kujdes! Financat nuk do jene te mira prandaj duhet pasur me shume kujdes.
Binjaket

Marredhenia me partnerin do jete e animuar dhe e kendshme sot. Kujdes mos tregoheni shume idealiste dhe t’i jepni atij cilesi qe nuk i ka. Beqaret do terhiqen jashte mase nga ideja per te krijuar nje lidhje serioze dhe mbase nje martese. Do njihni disa persona gjate kesaj dite por duhet t’i njihni mire ata para se te merrni vendime. Financat do jene goxha te stabilizuara. Me ne fund!
Gaforrja

Shume prej gaforreve qe jane ne nje lidhje do kerkojne qetesi ne jeten e tyre. Largojeni sa me pare rutinen dhe do ndiheni edhe vete me mire. beqareve edhe pse do iu rendoje mjaft vetmia, duhet te shmangnin angazhimet serioze te cilat do iu sjellin probleme. Prisni edhe pak. Ne planin financiar gjerat do shkojne me mire. Do jeni plot energji dhe do e stabilizoni situaten.
Luani

Planetet do sjellin vec te mira sot per jeten tuaj ne cift. Gjithcka do shkoje per mrekulli, madje bashkepunimi do te shtohet. Edhe beqaret nuk do jene me vetem. Gjate nje feste apo nja darke te organizuar nga miqte do njiheni me persona te vecante te cilet do iu bejne per vete me veshtrimet e tyre. Kujdes me shpenzimet dhe transaksionet financiare. Situata duhet mbajtur ne ekuiliber.
Virgjeresha

Sektori i dashurise do jete i mbrojtur gjate gjithe dites. nese jeni ne nje lidhje flaka e pasionit do te ndizet edhe me shume, ndersa nese jeni beqare do merrni iniciativa per te kerkuar personin e duhur. Shfrytezojeni sa me shume te mundni kete dite. Plutoni do iu ndihmoje te permiresoni edhe te ardhurat. Do e riorganizoni me mire buxhetin dhe do vendosni ekuilibrin qe iu kishte munguar.
Peshorja

Zemrat e dashuruara do marrin bekimin e yjeve sot. Dita do jete e mbushur me surpriza te kendshme. Ata qe jane kohe bashke mund te hedhin edhe hapa me tej. Beqaret nuk duhet te jene te turpshem nese duan te gjejne dike. Po nuk u treguat te hapur dhe te merrni iniciativa nuk keni per t’u bere ndonjehere cift. Edhe pse nuk do iu pelqeje, duhet te hiqni dore nga disa shpenzime sot.
Akrepi

Nese keni pasur zenka me partnerin gjate kesaj jave, mundohuni te pajtoheni me te. Do vije nje periudhe e mbushur me projekte profesionale dhe mbeshtetja e tij do iu duhet. Nje takim vendimtar pritet te ndodhe per beqaret. Me ne fund edhe jeta e tyre sentimentale do te stabilizohet. Menaxhojini me sa me shume kujdes financat sot dhe mos beni shpenzime te tejskajshme.
Shigjetari

Edhe pse mund te keni kontradikta me partnerin nuk duhet te alarmoheni dh te mendoni nje ndarje. Jeta nuk eshte gjithmone nje lume i qete, ka edhe pengesa. Beqaret do takojne dike ne momentin qe nuk e presin. Ka shume mundesi qe pasioni t’iu pushtoje edhe juve sot. Mos prisni t’iu ndihmojne te tjeret per te permiresuar buxhetin, por merrni masa dhe ulni shpenzimet.
Bricjapi

Nuk dpo jeni aspak me humor te mire gjate kesaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme me partnerin tuaj. Beni shume kujdes me ato qe do thoni sepse nuk do kete kthim pas. Beqaret edhe pse e dine qe jeta ne cift eshtee veshtire nuk do ndalen se keruar personin ideal me te cilin te krijojne familje. Do kete takime interesante. Fale planeteve financat do jene goxha te mira.
Ujori

Do tregoheni shume realiste ne lidhjen tuaj sot. Do i pranoni edhe te mirat edhe defektet qe mund te kete partneri, ne fund te fundit askush nuk eshte perfekt. Beqaret do ndihen mire ashtu si jane dhe nuk do duan te krijojne nje lidhje. Financat gjithashtu do jene te stabilizuara. Cdo gje do shkoje me se miri nese tregoheni po kaq te matur dhe te kujdeshem. Ju mundeni ta beni kete.
Peshqit

Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht tek jeta juaj ne cift. Dita do jete e bukur dhe e mbushur me emocione. Shfrytezojeni s ame shume qe te mundni. Edhe dashurickat e beqareve do te favorizohen. Do takoni persona mjaft te vecante dhe simpatike. Ne planin financiar nuk duhet te ndermerrni rreziqe sepse do futeni neper qorrsokake pa dalje. Tregohuni me te arsyeshem dhe realiste.

No comments:

Post a Comment