Labels

Tuesday, June 5, 2012

Me thuaj cfare akullore ha, te te them se kush je

AkulloreKjo sipas psikologëve, përcaktohet me faktin se me shijet e akullores, përcaktohet edhe niveli i mirëqenies sonë personale.

Me kaush – Je i pasigurt
Kush preferon që ta hajë akulloren, të shoqëruar me kaush, sipas psikologëve është kryesisht një tip i pasigurt, që ka nevojë për mbështetjen e dikujt në zgjedhjet që i duhet të bëjë. Një psikozë kjo e mbetur nga fëmijëria e hershme (Djali i mamit, vajza e babit).


E akullt – Je i pavarur
Kush preferon akulloren e akullt, ta gëlltisë menjëherë pa pritur që ajo të shkrijë për asnjë moment të vetëm, është njeriu i pavarur dhe që kryen zgjidhje të shpejta në jetën e tij.

Me gotë – Je romantik
Kush preferon akulloren në një gotë, apo në një enë formë koni, është romantik dhe aspak praktik në jetë.

Me biskotë – Je i ndrojtur
Kush preferon akulloren me një biskotë sipër, është njeri i ndrojtur dhe që e ka të vështirë të ecë në jetë. I pëlqejnë gjërat e bukura, por jeta s’është e tillë përherë.

Me çokollatë – Je i zakonshëm
Kush preferon shijet bazë të akullores si ajo me çokollatë, lajthi apo vanilje, duhet ta dijë se është një njeri i zakonshëm, jo me ndonjë nivel të lartë inteligjence.

Me arra dhe bajame – Je modern
Kush preferon akulloren me arra apo bajame brenda saj, është njeri modern, që i pëlqen liria dhe individualiteti në të njëjtën kohë. I etur për gjetje të reja.

No comments:

Post a Comment