Për këtë femër po diskuton e gjithë Gjermania. Sërish. Gazeta Bild ka arritur të kapë mat futbollistin e kombëtares, Jerome Boateng me modelen Gina Lisa, 25 vjeç, në një hotel në Berlin.
Por kush është vajza pas silikonit dhe si ka arritur kaq lart, pyet gazeta. E lindur në vitin 1986, ajo thotë se njeriun më të rëndësishëm në jetë ka gjyshen, pasi prindërit iu ndanë kur ishte dy vjeç. Provoi të ishte trajnere fitness-i, garoi në “Germany’s next topmodel” dhe më pas vendosi që të hyjë në botën e silikonit. “Sa më e famshme të bëhem, aq më shumë më rritet gjoksi,” thotë ajo. Operacioni i parë në vitin 2009 shkoi keq, ajo u gjakos e tëra dhe rrezikoi shumë. Më pas u rikthye me një set fotosh nudo për Playboy.
Ka pasur shumë meshkuj në jetën e saj, disa edhe futbollistë. Shumë prej tyre e kanë zhgënjyer. Thotë se është në kërkim të mashkullit të duhur, por shumë vijnë dhe asnjë nuk… mbetet.

No comments:
Post a Comment