Labels

Friday, May 25, 2012

Google bleu Motorolan për 12.5 miliardë USD

Google kompletoi blerjen prej 12.5 miliardë dollarësh tëMotorola Mobility Holdings dhe emëroi shefin e ri ekzekutiv(CEO) për prodhuesin e telefonëve celularë, i cili premtoi se do të angazhohet maksimalisht për të arritur rezultate sa më të mira.

Google, njoftoi të martën se CEO i deritanishëm i Motorola, Sanjay Jha ka dhënë dorëheqje dhe është zëvendësuar nga Dennis Woodside, ish president i Google për rajonin e Amerikës.

Woodside, sipas Google, ishte mbikqyrës i planifikimit për integrimin eMotorola. Jha do të
mbetet edhe për ca kohë për ta ndihmuar menaxhimin e fazës tranzitore.

Marrëveshja u arrit vetëm disa ditë pasi të dy kompanitë morrën miratimin për blerje nga qeveria kineze. Rregullatorët europian dhe amerikan e miratuan këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt.

Për ta fituar miratimin në Kinë, Google premtoi se do ta mbajë burimin e hapur për telefonin e vet celularë Android për së paku edhe pesë vjet dhe u zotua për tarifa më të arsyeshme për licencat teknologjike. Motorola Mobility, do të jetë degë krejtësisht e pavarur nga Google.

Woodside punësoi një varg punonjësish ekzekutiv për ta drejtuar kompaninë, në mesin e tyre edhe Vanessa Wittman-in, ish kryeshefe e financave e kompanisë Marsh & McLennan Cos Inc, si kryeshefe të financave të MotorolaMobility.

Mark Randall, ish zv.president i zinxhirit furnizues i tabletëve Kindle, u emërua në pozitën e shefit të njësisë për furnizime.

No comments:

Post a Comment