Labels

Friday, May 25, 2012

Si do t'i përdornin lekët banorët e BB5?

Banorët shkojnë sërish në sallon e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Liami i pyet se çfarë do të bëjnë nëse fitojnë. Banorët fillojnë të tregojnë se për çfarë arsye do t’i përdorin lekët, nëse fitojnë çmimin e madh. 



Ata flasin dhe tregojnë se një pjesë të tyre do t’i dhurojnë familjarëve dhe me pjesën tjetër do të investojnë për veten tyre. Françeska kërkon nga Vëllai i Madh që t’u dhurojë një palë pushime, meqenëse janë çifti i vetëm brenda shtëpisë. 

Françeska dhe Ermali distancohen nga banorët e tjerë, duke u përqafuar dhe përkëdhelur me njëri-
tjetrin, ndërkohë që banorët e tjerë shpërndahen nëpër shtëpi e bëhen gati për të fjetur, raporton TCH.

Liami del në kopsht e rri për disa minuta vetëm, duke medituar. Ndërsa Françeska dhe Ermali shkojnë në dhomën e gjumit e të shtrirë afër njëri-tjetrit, duke përkëdhelur dhe puthur njëri-tjetrin. 

No comments:

Post a Comment